e martë, janar 29

Eagle Mobile ben ta ne 13 mars

Nje njoftim per shtyp me beri te ditur sot se turqit qe blene Albtelecom, jane duke punuar per krijimin e rrjetit te tyre celular qe do te quhet Eagle Mobile. Paketat e para do te fillojne te shiten me 13 mars te ketij viti. Sherbimi pritet te ofrohet fillimisht vetem ne Tirane dhe ne Rinas, por nga vera e vitit 2008 pritet qe sinjali te mbuloje te gjithe Shqiperine.
Duket se kompania e re po perpiqet te ofroje sherbime ne brezin 2.5 gsm, gje qe nenkupton sherbime multimediale dhe internet.
Nuk e di se cfare tarifash do te kete operatori i ri, por jam i lumtur qe tashme do te kem mundesi te ndryshoj operator. Deri me sot kam perdorur per disa vite sherbimet e Vodafone dhe disa te tjera sherbimet e AMC. Te them te drejten, me tarifat business te AMC kam dale me mire sesa me ato te Vodafone. Megjithate e di se qe te dyja kane tarifa te tmerrshme dhe kam vendosur qe te kaloj sa me pare te eagle mobile. Mund te jete zhgenjim, e di. Per nje vit e gjysme do te me duhet te perdor nje celular per ne Tirane dhe nje tjeter jashte Tirane. E ne fund çmimi mund te jete njesoj i kripur. Megjithate, mendoj se eshte me mire te ndryshosh hajdut sesa te vidhesh gjithmone nga i njejti.

2 komente:

arbi tha...

Sukse dhe sa me mbaresi per kompanine e re telefonike 'eagle'.
Qofte kjo e fundit per te miren tone dhe sa me konkurentja ne mbare tregun e Shqiperise

arbi tha...

Suksese tashme kompanise se re [eagle mobile]. Qofte kjo e fundit per te miren tone dhe me konkurentja ne mbare tregun shqipetar